U DIPLOMUA GJENERATA E VIII-të E HATMELIVE PRAN XHAMISË SHQIPTARE NË EMMENBRÜCKE LUZERN

Sot pra më 24.02.2013 në xhamin tonë u organizua manifestimi kushtuar HATMES së Kur`anit të gjeneratës së VIII, ku  mësimet e tyne i ndjekën tek Imami Ef. Abdulkerim Sadiku (Imam i regullt pran xhamisë tonë).

Xhamija ishe e stërmbushur nga shum fëmij ,mysafir, dhe po dukej sikur ishe tepër e entuziazmuar ngase ishe edhe mikëpritse e të gjith atyre nxënësve të gëzuar që në sytë e tyne shihje shkronja të Kur`anit të lartëmadhëruar, shihje shenja gëzimi dhe hareje pasi që në fund dolën faqebardhë sepse mësuan të lexojn Kur`anin ku thotë: "Ikre, bismi rab-bike ledhi halak"? Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.

I Dërguari s.a.v.s., qysh në Arafat na ka porositur: "Ua lë dy gjëra, nëse Ju përmbaheni dhe sipas tyre punoni, asnjëherë nuk do të humbni dhe asnjëherë nuk do të jeni të nënshtruar. Ua lë Librin e Allahut (Kur`anin) dhe Sunnetin tim!" dhe keta te rij dhe të reja poashtu edhe të tjerët përfillën dhe dërguan amanetin e të Dërguarit të All-llahut në vend.

Manifestimin e hapi Imami i Qendres Islame për Kantonet LU,OW,NW Abdulkerim Ef.Sadiku ku edhe pa nguruar përshëndeti të pranishmit dhe uroi keta të rinj për kurajon qe kann treguar në mësimin e Kur`anit poashtu duke mos lan anësh dhe duke falemenderuar edhe angazhimin e prindërve sepse puna e palodheshme e të gjith këtyre tregoi edhe frutat e veta,ja sot ku kemi gjeneratën e VIII- të hatmelinjve te rij,metëvërtet është kënaqësi e kesaj xhamije për këta te rinj dhe të reja,sepse prindi si prind e ka për detyrë të kujdeset për fëmijn e tij tja mesoj rugën e drejtë,fenë e tij, ta njoh ashtu siç i ka hije nje muslimani tha mes tjerash Abdulkerim Ef.Sadiku duke përfunduar keshtu edhe fjalimin e tij,dhe duke ja kaluar fjalën Kryetarit te qendres Islame Shqiptare Fatmir Veli ku edhe ai përshëndeti te pranishmët dhe falemnderoi prindërit dhe Imamin për angazhimin e tij,per veç tjerash ai shtoi që është knaqesi qe kjo xhami ka nje traditë te hatmelive dhe inshalla te vazhdojmë e ta ruajmë këtë traditë, perfundoi fjalimin e tij,pastaj Imami prezentoi programin e manifestimit te hatmes ,dhe prezentoi poashtu Gjeneraten e VIII-të të atyre te cilët bënin Hatme:Asaf Kryeziu,Aid Kryeziu,Amina Kryeziu dhe Lejla Sadiku u pajisen me nje Dëftesë për mbarim me sukses të hatmes së Kurànit adhimushan, kurse Haxhi Idrisi ,Drilon Roçi,e Alush Saliu,kan bërë prezentim të leximit pasi që këto jan gati në përfundim se shpejti edhe keto do jenë në mesin e hatmelive.Poashtu vlen të përmendet që Kryesia  me një MIRNJOHJE e nderoi edhe Haxhi Nusret Kryeziun me motivin qe ka ndihmuar  që dy niprit e tij dhe besa te jen ne mesin e hatmelive. Poashtu kete manifestim e begatoi edhe pjesmarja e nxënësve nga OW dhe LU që ndjekin mësim besimin pran xhamisë tonë, me një program të larmishëm filloi edhe ceremonia e ketij manifestimi ku dhe nxënësit paten mundesi ti shpalosnin dijen e tyre para të pranishmëve, ata kënduan dua,Ilahi,pjesë nga Kur`ani e keshtu keta nxënës ja shtuan bukurin këtij manifestimi,poashtu manifestimin e madhështoi edhe prezenca e shum mysafirëve dhe për fund të gjith këtyre nxënësve te cilët kryenin HATMEN e Kur`anit nga Imami ju shpërnda Dëftesë kurse nga Kryesia dhe donatorët ju shpërndanë nga një dhuratë modeste,keshtu dhe përfundoi manifestimi i Hatmes së Kur`anit të gjeneratës së VIII-të pran Qendres Islame për Kantonet LU,OW,NW.

Zoti i shpërbleftë të gjith që dhan kontribut në këtë drejtim.

Emmenbrücke, 24.02.2013

Fadil Asani, Sekretarë


GetAttachment[1] (10)GetAttachment[1] (11)GetAttachment[1] (12)GetAttachment[1] (13)GetAttachment[1] (14)GetAttachment[1] (2)GetAttachment[1] (3)GetAttachment[1] (4)GetAttachment[1] (5)GetAttachment[1] (7)GetAttachment[1] (8)GetAttachment[1]GetAttachment[2] (2)GetAttachment[2] (3)GetAttachment[2] (4)GetAttachment[2]GetAttachment[3]